Kujdes, janë mashtrues! / Posta Shqiptare sqarim për mesazhet në celularë…

Share your love

Ditët e fundit të gjithë përdoruesit e pajisjeve Apple, kryesisht ato celulare iPhone po përballen me mesazhe të pazakonta. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi dyshohet se janë një rrezik real të një sulmi kibernetik. Nuk janë përjashtuar mesazhet e rreme lidhur me shërbimet që ofron Posta Shqiptare, për të përfituar nga qytetarët.

Specialistja e IT pranë filialit të Postës në Shkodër,  Amina Berberi në një intervistë për RTSH sqaron opinionin publik se mesazhe të dyshimta,  nuk janë zyrtare të Postës Shqiptare dhe se  1 çdo informacion mund ta gjeni në website-n, postashqiptare.al.

Më tej ekspertja e IT tregon hapat se si qytetarët të mos bien pre e këtij sulmi kibernetik.

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit

Share your love