“Kultura mesjetare në hapësirat Arbërore”/ Mbahet në Shkodër një konferencë shkencore për kulturën mesjetare…

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, në bashkëpunim me institutin “Ali Hadri” në Prishtinë organizuan ditën e sotme në biblotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një konferencë shkencore me temë “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”

Synimi i kësaj konference ishte bashkëpunimi mes studiuesve  nga fusha e historisë, arkeologjisë, antropologjisë dhe shkencave të tjera për të diskutuar dhe analizuar zhvillimet kulturore dhe historike në hapësirat arbërore gjatë mesjetës.

Pjesëmarrësit ndanë hulumtimet e tyre më të fundit  dhe  diskutuan për perspektivat  teorike dhe metodologjike, dhe gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit për studime të mëtejshme.