LAJM I FUNDIT! Parlamenti i jep autorizim SPAK për arrestimin e Berishës…

Share your love

Kuvendi i ka hequr sot imunitetin deputetit Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie. Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar në një situatë të pazakontë, teksa opozita proteston në sallë por dhe jashtë Kuvendit. Zyrtarisht seanca plenare zgjati vetëm 8 minuta, ndërkohë që maxhoranca votoi njëzëri kërkesën e SPAK, që kërkonte heqjen e imunitetit për Berishën, i cili akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

ZHVILLIMET
Një seancë plenare në kushte të pazakonta. Teksa opozita protestonte jashtë sallës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi nisjes e seancës, ndërsa në rend të ditës, e para çështje ishte imuniteti i Berishës. Teksa lexoi rregulloren, Nikolla ftoi Berishën për të marrë fjalën, por ky i fundit refuzoi.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Share your love