Lejuan ndërtimet pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IMT-së. Ja çfarë vendosi për ish-kryeinspektorin…

Share your love

Gjykata e Lezhës në seancës e sotme ka lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për drejtorin e IMT-së në Kurbin, Jetmir Mzhika i cili akuzohet për ndërtimet pa leje në Patok.

Gjithashtu mësohet se Gjykata la në fuqi pezullimin e 3 inspektoreve Rivelioni Ismalaj, Shan Preci, Artur Përdoda. Më tej bëhët me dije se në arrest në shtëpi u la edhe ish-drejtori IKMT-së, Flori Gjini.

Gjykatësja, Englantina Bibaj ka pranuar kërkesën e prokurorisë të kryesuar nga Sabri Kastrati duke lenë ne fuqi vendimet e marra më parë.

Ata ishin sot në seance gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë ndaj tyre. Ndërkohe bëhet e ditur se Prokuroria e Lezhës ka vënë nen hetim për ketë çështje edhe Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara.

Share your love