“Leksi i Druve” thesar për SPAK-un! Hoxha: Atij nuk i afroheshin dot, më ka rrëfyer se…

Share your love

Sipas gazetarit Artan Hoxha, një personazh që do shërbente si “thesar” për SPAK-un është Aleksandër Deda.

Ky i fundit tejet i njohur për policinë kriminale të Lezhës.

Sonte në studion e “Opinion”, Hoxha analizoi atentatet e kryera ndaj tij dhe motivin.

Ata që donin ta eliminonin janë po ashtu emra të lidhur me ngjarjet tipike mafioze në vend. Deda aktualisht është i shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë. Ajo që është interesante është se ai ka arritur t’ju shpëtojë disa atentateve.

Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç, ku ai mbeti i plagosur.

Më pas në Mars 2022, ku një xhup i fryrë me pupla arriti ta mbrojë nga plumbat dhe po ashtu tentativat e herëpashershme për ta ekzekutuar me dron. Dyshohet se ai ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS Arben Ndoka.

Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Doka.

“Është tentuar 3 herë me dron, se nuk i afroheshin dot. Ky njeri është thesar për SPAK-un. Kam folur dhe më ka treguar, më ka rrëfyer…Ai vërtet donte të shpëtonte familjen. Ai është tashmë në kërkim për dosjen “Metamorfoza 1”, ka ikur nga Shqipëria. Por deklarimet e tij kanë vlerë ligjore”, tha Hoxha./tvklan

Share your love