Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve: Izraeli ka vrarë 326 fëmijë në Rripin e Gazës…

Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve me qendër në Gjenevë ka njoftuar se Izraeli në sulmet e tij kundrejt Rripit të Gazës nën bllokadë ka vrarë 326 fëmijë që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Ayed Abu Eqtaish, përgjegjës për Palestinën i Lëvizjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka folur për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Duke theksuar se Izraeli ka vendosur në objektiv civilët që nga fillimi i sulmeve të tij në Rripin e Gazës, Abu Eqtaish tha se “sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, deri në ditën e mërkurë më 11 tetor në Rripin e Gazës janë vrarë 326 fëmijë”.

Gjatë kësaj periudhe janë vrarë 6 fëmijë në Bregun Perëndimor nën pushtim, njoftoi Abu Eqtaish, i cili theksoi se në norma e grave dhe fëmijëve është e lartë në mesin të vrarëve në sulmet e ndërmarra nga Izraeli kundrejt Gazës.

Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadrin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, tha Abu Eqtaish, po përgatit raporte lidhur me krimet si “eliminimin e disa vendbanimeve, zhvendosjes së njerëzve, ndërprerjen e ujit dhe energjisë elektrike”.

Ai theksoi se mos kërkimi i llogarisë nga Izraeli nënkupton dritë jeshile për vazhdimin e krimeve të kryera kundër popullatës palestineze.

Youssef Abu Al-Rish, zëvendës ministri palestinez i Shëndetësinë në Rripin e Gazës, në një deklaratë për Anadolu është shprehur se “gratë dhe fëmijët përbëjnë 60 për qind të personave të goditur në bombardimet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza”.

– Konflikti Izraeli-Palestinë

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.

Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Në sulmet e kryera Gaza kanë humbur jetën 1.300 izraelitë, ndërsa janë plagosur 3.300 të tjerë. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 1.203 persona, ndërsa janë plagosur 5.763 të tjerë.

Ndërkohë, në sulmet e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 29 palestinezë dhe janë plagosur rreth 150 të tjerë.