Liqeni dëmton pedonalen e Shirokës/ Persona të papërgjegjshëm vjedhin gurët e mozaikut dekorativ…

Share your love

Në qendër të Shirokës një pjesë e pedonales është dëmtuar. Banorët tregojnë jashtë kameras se ky dëmtim ka ardhur si pasojë e dallgëve të mëdha të krijuara nga liqeni.

Pas dëmtimit që në pamje të parë duke se ka ardhur nga liqeni, më e keqja është se gurët e pedonales janë hequr nga dora e njeriut dhe më pas vjedhur një pjesë të konsiderueshme e mozaikut dekorativ.

Ky në fakt nuk është rasti i parë që Shiroka të bie pre e vandalizmeve të vazhdueshme nga vetë dora e njeriut duke i prishur jo pak imazhin kësaj zone turistike me vlera të mëdha. Bashkia e Shkodrës përmes Drejtorisë së Shërbimeve publike, i ka bërë disa herë thirrje qytetareve që të mbrojnë investimet e përbashketa, e të denoncojnë çdo rast.

Zona e Shirokës është një ndër më të vizituarat edhe fal afërsisë më qytetin e Shkodrës.Projekti i rikualifikimit urban, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.Në projekt u përfshinë restaurimi i 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.

Share your love