Lufta në Gaza/ Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Netanyahut: Ndaloni gjenocidin!

GJND vendosi se nuk do të hedhë poshtë çështjen e gjenocidit me kërkesë të Izraelit.

“Gjykata konsideron se nuk mund të pranojë kërkesën e Izraelit që çështja të hiqet nga lista e përgjithshme,” thotë gjyqtari Joan E. Donoghue.

Donoghue u shpreh se gjykata arrin në përfundimin se ka juridiksion “prima facie” (ose shikim të parë) për këtë çështje, që do të thotë se mund të vazhdojë me shqyrtimin.

“Ekziston një lidhje midis të drejtave të pretenduara nga Afrika e Jugut që gjykata i ka gjetur të besueshme dhe të paktën disa nga masat e përkohshme të kërkuara.

Gjykata tha se njeh të drejtën e palestinezëve në Gaza për t’u mbrojtur nga aktet e gjenocidit.

“Palestinezët janë një grup i mbrojtur sipas konventës së gjenocidit”, tha gjykata, e cila urdhëroi Izraelin të ndalojë gjenocidin në Gaza.

“Izraeli duhet të sigurojë me efekt të menjëhershëm që forcat e tij të mos kryejnë asnjë nga aktet në konventën e gjenocidit”, tha gjykata.

Kujtojmë se Afrika e Jugut ka qenë ajo që ka sjellë në GJND çështjen e gjenocidit në Gaza.