Lulzim Mehmetaj, shembulli i suksesit në biznes me moton “nëse do të rritesh fokusohu në atë që di të bësh më mirë”…

Lulzim Mehmetaj ka studiuar Administrim Biznes në Universitetin e Shkodrës. Që në moshën 13 vjeçare është angazhuar në një ndër kurset e para për kompjutera në Shkodër që u hapen në atë kohë nga ku i lindi edhe dëshira dhe pasioni për Botën e Kompjuterave. Më vonë me kalimin e vitet ka bërë kurse specializimi për Grafik Design nga e cila vendosi përfundimisht që ardhmja e tij do të jetë Bota e Madhe e DESIGN.

Në Gusht të viti 2001 ka filluar për herë të parë punë si Video & Motion Designer pranë TV ROZAFA në Shkodër. Televizioni e ka rritur shumë në nivelin artistik dhe kjo periudhë ka qenë një kthesë e madhe për të, pasi në moshë të vogël arriti të futet në botën e artit dhe të medias.

Në Vitin 2003 sëbashku me një mikun tim hapem agjensinë e parë të Marketingut në Shkodër për ta ndërprerë këtë bashkëpunimin pas 5 vitesh.

Në 2 maj të viti 2013 së bashku me bashkëshorten e tij, (Fatjonën) hapën biznesin e tyre të parë LufaStudio (sot LufaPrint). Gjatë këtyre viteve ajo që ka bërë të jenë gjithmonë një hap përpara me konkurencën ka qenë se janë të fikusuar pas Risive, mundohen të studiojnë dhe analizojnë produktet e reja që po dalin dhe ti sjellin të parët në treg.

Vitet e fundit problemi me të cilin po përballen është forca puntore dhe kualifikimi i tyre. Lulzimi për rritjen në Biznes bazohet tek një thënie e një Mentori dhe Sipërmarresi të sukseshëm shqiptar:

“Nëse do që të rritesh fokusohu në atë që din të bësh më mirë“. Pra edhe rritjen e mendon në të njëtën fushë ku po operojnë prej shumë vitesh. /NOMINUAR PËR LISTËN “40 UNDER 40” EDICIONI III/