Marrëdhëniet Turqi – Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje mes Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe atij turk “Kastamonu”…

U zhvillua sot në Universitetin e Shkodrës nga instituti “Yonus Emre” një aktivitet me temë “Mardhëniet Turqi – Shqipëri nga e kaluara në të tashme”, në përkujtim të heroit Hasan Riza Pasha.

Kryetari i  Institutit të lartë “Ataturk” të Kulturës, Gjuhës dhe Historisë, Derya Ors, ndërsa falenderoi të pranishmit, foli rreth  heroit Hasan Risa Pasha dhe u ndal tek bashkëpunimi i institucioneve turke dhe shqiptare në arsim, kulturë dhe më tej.

Kryetari i Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë,  Ugur Unal, në fjalën e tij u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të hershme dhe shumë dukumenta e fakte janë në arkivat turke.

Ndërkohë, në fillim të këtij aktiviteti, u organizua edhe ceremonia  e nënshkrimit të protokollit të bashkpunimit mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe universitetit turk “Kastamonu”.