Maturantja shkodrane ekselente/ Oksana Shpuza ka një prirje të veçantë për lëndët shkencore…

Share your love

Oksana Shpuza mëson në një nga shkollat jopublike të Shkodrës. Ajo është nxënëse ekselente që nga klasa e pestë. Rezultatet e shkëlqyera të saj vijojnë pa u ndalur edhe sot që është maturante.

Ka një prirje të veçantë për lëndët shkencore, në mënyrë të veçantë Kiminë,  ku në fillim të vitit është vlerësuar si një nga fitueset e olimpiadave. Të ardhmen e saj ka nisur ta projektojë që tani.

Oksana është një nxënëse që e mbush me krenari edhe mësuesen e saj kujdestare.

Veç orëve mësimore, Oksana ka edhe një pasion të veçantë për sportin, të cilin e ushtron herë pas here. Ajo është një nga shembujt e mirë të përkushtimit ndaj mësimeve dhe aktivizimit në jetën sociale të qytetit.

Share your love