“Mbështetje taksistëve të licensuar”, kryebashkiaku Benet Beci: Me të drejtë ata janë të shqetësuar për informalitetin…

Share your love

“Me përfaqësues të taksistëve në Shkodër diskutuam për mundësitë dhe lehtësitë që mund të ofrojë Bashkia Shkodër për ta.

Me të drejtë ata janë të shqetësuar për informalitetin në këtë sektor, por në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Policia Bashkiake do të jetë në mbështetje të taksistëve të licensuar për ushtrimin e aktivitetit të tyre me dinjitet në hapësirën e territorit të Bashkisë Shkodër“, shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci:

Share your love