Mbeturina dhe inerte/ Kjo është pamja që ofron rruga Shkodër- Vukatanë…

Ky është aksi Shkodër-Vukatanë. Prej disa ditësh ai është kthyer në vend grumbullim mbetjesh. Qytetarë apo subjekte të ndryshme kanë zgjedhur që të kthejnë këtë aks në një land fild mbeturinash

Pre e mbushjes me mbeturina ka rënë edhe kanali anësor i çelur vetëm disa javë më pare.

Një panoramë aspak e përshtatshme as për syrin e kalimtarëve e as për higjenën mjedisore. Disiplinimi i qytetarëve mbetet një sfidë për institucionet, të cilët as me nisjen e aplikimit të masave administrative nuk kanë arritur që të frenojnë këtë fenomen.