Mbeturinat ndotin përroin e Vrakës/ Banorët: Kjo problematikë vijon prej shumë kohësh…

Share your love

Hedhja e mbeturinave jo në vendet e caktuara vijon të jetë një fenomen shqetësus në Shkodër.
Në fshatin Shtoj i Vjetër në Njësinë Admnistrative Rrethina, aty ku kalon përroi i Vrakës, zona është e mbuluar nga mbetjet.

Megjithëse në këtë fshat jetojnë një numër i lartë banorësh askush nuk është kujtuar të vërë dorë për të ndaluar këtë krim mjedisor.Megjithëse, qeveria ka vendosur ngritjen e nje task force për kontrollin e ndotjes së përrenjve, lumenjve e liqeneve si dhe marrjen e masave për ndryshimin e kësaj gjendje, sërish situata vijon të jetë e njëjtë.

Share your love