Mbi 300 raste në urgjencën e spitalit Shkoder…

Në këto tri ditët e para të vitit mbi 300 raste janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Shkodrës për mjekim. Mjeku i urgjencës Astrit Lahi thotë se dominojnë shtetasit të cilët janë paraqitur në spital për shkak të problemeve të shkaktuara nga konsumimi i tepërt i alkoolit natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të vitit ndërsa nuk mungojnë të dëmtuarit nga fishekzjarret apo aksidentet rrugore.

Afro 20 raste janë përsa i përket helmimeve nga ushqimet por ky numër në ditët në vazhdim mund edhe të rritet shprehet mjeku Lahi pasi efektet nga ushqimet mund të jepen në trupin e njeriut disa ditë më vonë.

Duke qenë se vijojnë ditët festive, mjeku Lahi ka disa këshilla për të gjithë ata që mund të kenë probleme shëndetësore që të bëjnë kujdes më të madh për të mos abuzuar m alkoolin apo edhe ushqimet.

Nata e ndërrimit të viteve por edhe ditët e para të janarit në Shkodër kaluan pa probleme, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ka patur incidente të ndryshme./StarPlus/