Mbytja e nënës dhe tre fëmijëve në Bunë, reagon kryebashkiaku i Shkodrës Beci: Tronditëse! Inkurajoj trupat speciale…

Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj raportohet se janë mbytur në lumin Buna.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit shprehet se opinioni publik është tronditur nga kjo ngjarje. “Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”, shprehet kryebashkiaku Beci.