Me makina dhe qen, pamjet e operacionit të policisë për kapjen e Eljon Hatos, por dalin duarbosh…

Share your love

Këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Sauk.

Zona e Saukut u rrethuar nga forca të shumta policie, pasi aty mendohet se është fshehur miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato.

Sipas informacioneve rrethimi i zonës u bë menjëherë pasi u konstatua se aty ishte duke lëvizur makina e Eljon Hatos.

Në operacion kanë marrë pjesë disa makina policie, efektivë të shumtë, si dhe qen policie që kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e Elon Hatos.

Hato dyshohet se ka dalë nga makina dhe është larguar me vrap duke shfrytëzuar dhe errësirën për tu fshehur në një nga pallatet e zonës.

Momentalisht policia, pavarësisht forcave të madhe në terren, ka dalë duarbosh teksa vazhdon kërkim.

Share your love