Merr flakë një automjet në Malësi të Madhe…

Koplik/Informacion paraprak

Rreth orës 14:05, në aksin rrugor “Rrapsh-Hot”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, automjeti me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.