Mjekët tregojnë drogën e të rinjve: Nëpër festa po përdorin karamele me canabis…

Përveç drogave klasike, trendi më i fundit dhe që  të rinjtë i përdorin nëpër festa apo pube janë drogat e reja që kane hyrë në treg në formë karamele që i joshin adoleshentët.

“Me dhimbje e them që kemi shume raste dhe po rritet përdorimi i drogave të reja si gelly canabis që janë karamele kanabisi, bonzay janë kryesisht moshat 17- deri 25 vjeç.”- tha Sonila Bitri, mjeke toksikologe.

Mjekja Bitri sqaron se këto droga lehtësisht të aksesueshme kanë përqindje të lartë të drogës dhe japin pasoja të rënda jo vetëm në trurin e adoleshentitn, por edhe në organe të tjera.

Drogërat e reja, duke qenë të shijshme, të ëmbla, të rinjtë konsumojnë jo vetëm një karamele por disa kalojnë në halucinacione, paranoja por intoksikojnë edhe veshkat mëlçinë zemrën”- tha Sonila Bitri.

Shumë nga të rinjtë kanë informacion të mjaftueshëm për drogat e reja për shkak të internetit ndërkohë që të tjerë joshen pasi e konsiderojnë thjeshtë një karamele që të bën të ndihesh mirë.

Drogat e reja karamele xhelatinë apo ato sintetike jo vetëm po shkatërrojnë të rinjtë por po i tërheqin ato drejt drogave më të forta ku kthimi pas bëhet edhe më i vështirë.

Top Channel