Mjeshtri i roleve të dyta / Prej 44 vitesh Pëllumb Gjona është një nga punonjësit më të përkushtuar të teatrit “Migjeni”…

Rrugëtimi i tij në teatrin “Migjeni” ka nisur herët. Fillimisht si punëtor skene në vitin 1979 e më vonë si aktor i roleve të dyta. Në rrugëtimin e tij në teatër, ka qenë përkrah emrave të shquar si: Serafin Fanko, Bep Shiroka, Lec Bushati, Nefail Piraniqi e deri tek brezi i aktorëve aktualë.

Përgjatë 44 viteve në teatrin “Migjeni” numëron 31 role që i përkasin dramës dhe estradës. I është mirënjohës atyre që e përkrahën.

I përket dy epokave, para ’90 dhe asaj të pas ’90. Të dyja ato dallojnë shumë nga njëra-tjetra ndërsa Teatrin e quan shtëpinë e tij të dytë dhe e ka të vështirë ta mendojë veten një ditë larg tij.

Si momente të vështira kujton çastet e trishta të ndarjes nga jeta të disa prej aktorëve të shquar të teatrit “Migjeni”.

Ai është konsideruar gjithnjë si aktori i madh i roleve të vogla. Pëllumb Gjona mbetet një nga punonjësit më të përkushtuar të teatrit “Migjeni”.