Moti i keq përfshin veriun, apeli për drejtuesit e mjeteve: Shmangni kalimin në Qafë Thore-Theth…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e reshjeve në vend dhe problematikat që paraqiten për drejtuesit e mjeteve.

ARRSH njofton se mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje në të gjitha akset problematike, ndërkohë që ka apeluar që shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, në zonat me dëborë dhe akull.

Postimi i plotë:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin💦 duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës🦺duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim🚖
🗻Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intesitet dhe erë💨si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë❄️
🌨️Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️
🚧Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje 🚜
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me preze.