Moti i trazuar, bllokohet aksi rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”…

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Njoftojmë qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”.

Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat.

Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët për në rast se kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112.