Muzeu historik i preferuar edhe në këtë sezon/ Turistë nga gjithë Europa vizitojnë cdo ditë atë…

Share your love

Shkodra tërheq çdo vit turistët me bukuritë e saj natyrore por edhe me historinë që e karakterizon këtë qytet.

Me dhjetra turistë kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun historik të qytetit, gjatë kësaj periudhe.
Ndërtesa muzeale me të gjitha tiparet karakteristike të shtëpisë shkodrane ruan brenda saj dëshmi të shumta të historisë së qytetit të lashtë.

Sipas drejtuesit të muzeut, Sokol Parmeza ky vit pritet të ketë një numër të lartë vizitorësh. Rrjedhja e historisë , traditave dhe kulturës së qytetit mbi 2400 vjeçar që përmblidhen brenda këtij muzeu është një nga arsyet që gjithnjë e më shumë po tërheq interesin e turistëve.

Share your love