Myftinia Shkodër njofton besimtarët; Falja e Fiter Bajramit bëhet në shesh…

Myftinia Shkodër, 9 prill 2024

Njoftim!

Duke marrë parasysh kushtet e mira të motit dhe dëshirën e madhe të shumë besimtarëve, që falja e Fitër Bajramit të bëhet në shesh, Myftinia Shkodër njofton se falja e Fitër Bajramit do të bëhet në sheshin Fushë Çelë, bri xhamisë “Ebu Bekër”.

PROGRAMI

Ora: 5.45 – Falja e farzit të namazit të sabahut.

  • 6.00 – Lexim Kur’ani.
  • Ligjërata dhe këshilla fetare.
  • 7.00 – FALJA E NAMAZIT TË FITËR BAJRAMIT.
  • Hytbeja e Fitër Bajramit.

Me zemër të mirë Fitër Bajramin!