Myftinia Shkodër shpërndan 500 pako ushqimore për familjet në nevojë…

Në atmosferën e begatë të Muajit Ramazan, në xhamine e Urës së Bunës, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me shoqatën kuvajtiane “Shtëpia e Zekatit” organizoi dhurimin e 100 pakove me ndihma ushqimore, për lagjen pranë kësaj xhamie.

Krahas këtyre pakove Myftina do të shpërndajë edhe 400 të tjera për fëmijët jetimë edhe për persona me aftësi të kufizuar. Myftinia Shkodër do të vazhdojë të jetë në ndihmë të njerëzve në nevojë edhe përgjatë ditëve në vijim të muajit të begatë të Ramazanit.

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit Myftinia Shkodër prej ditësh ka nisur të organizojë aktivitete të ndryshme si dhe duke i dhënë gjallëri qytetit me zbukurime të ndryshme