Myftiu i Shkodrës kundër martesave LGBT dhe Surrogacisë…

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka reaguar ndaj sjelljeve të cilat cënojnë familjen shqiptare.

 Ai ka bërë thirrje gjatë hytbes së xhumasë në Shkodër se është koha që gjithsecili nga ne të mbrojnë tabanin e familjes.

‘ Sot në realitetin e këtyre ditëve, kur e kthen kokën pas dhe e vendos realitetin e sotëm shqiptar dhe atë mbarë botëror në peshoren e kupton mirë se shumë ekuilibri janë prishur shumë ujëra kanë dal nga shtrati i tyre. Koha është që besimtarët mos me u zhduk dhe mos me u fsheh në vendin e tij dhe të thotë ca më duhet mua. Jo çdo njeri prej nesh duhet që të jetojë fenë e tij dhe me thënë fjalën e tij dhe të mos ketë ndroje që të mbrojë të vërtetën e tij.Nëpërmjet rrjete sociale, kemi marr lajmin se në Tiranë një organizimin shoqëror që e drejtojnë disa vëllezër të mirë organizojnë një marshim pro familjes. Në këtë organizimin ka gjë të mirë, por a nuk është një paradoks i madh që në 2024 të thirren njerëzit për të marshuar pro familjes.Në 2024 ka degraduar shoqëria deri sa të kërcënohet familja. Sepse para disa ditësh ne pamë një ceremoni në tarracën e para bashkisë së Tiranës një veprim të ndaluar dhe me pranin e nënkryetaren dhe u legjitimua dhe u bë publik dhe i bujshëm dhe ato personazhe edhe sot merren më media.Ai veprim edhe mbështetja e atij veprimi është larmi i kuq për shoqërinë shqiptare. Bashkia nuk mund të kthehet në një vend ku kushdo mund të vij dhe të predikoj atë që  ai do që të predikoj pa i hyrë asnjë ferrë në këmbë.

Ai ka një thirrje ndaj të gjithë politikanëve, drejtuesve të qeverisë dhe deputetëve të mos miratojnë pr/ligjin për legjitimimin e abortit dhe surrogacërinë. Po kështu mbajti qendrim kritik ndaj ceremonisë së kororëzimit të vajzave lesbike në Tiranë.

Do të ishte e udhës që në këtë kontekst qeveria, kryeministri i vendit, deputetët e vendit tonë duke të mos kalojnë projektligjin për legjitimimin abortit dhe surrogacinë. E vetmja deputete ka qenë Greta Bardheli, e cila më ka telefonuar dhe kemi biseduar. Unë e kam vlerësuar qëndrimin e saj dinjitoz në mbrojtje të familjes. Do doja që edhe deputetët e tjerë nga Shkodra të kishin qëndrime dinjitoze kur bëhet fjala për familjen.