Ndahet nga jeta  Zef Cuk Simoni, personalitet i rëndësishëm i dijes, letrave dhe diplomacisë…

Sot është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare, Zef Cuk Simoni, një nga njerëzit më të rëndësishëm të dijes, të letrave dhe diplomacisë që ka jetuar në Shqipëri. Zef Cuk Simoni është  autor, bashkautor i disa fjalorëve të rëndësishëm, përkthyes i veprave kryesore të letërsisë botërore, editor.

Rrjedh nga një familje e rëndësishme intelektuale shkodrane, pjesë e nje rrethi kulturor, që punoi aq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët në ndriçimin dhe kthjellimin e udhës.

Ai studioi dhe krijoi me kualitet të lartë shkencor një jetë të tërë në urtësi, me perkushtim shembullor, siç u edukua nga prindërit e tij, për t’u dhuruar shqiptarëve vepra që do të mbesin një thesar i rrallë për fondin e gjuhësisë dhe të letërsisë së përkthyer në gjuhën shqipe.