Ndërhyrja tek “Xhamia e Plumbit”/ Pritet që brenda këtij viti të përfundojnë punimet në këtë objekt kulti…

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit po vijon. Aktualisht po punohet për dhënien zgjidhje të problemit shumë vjeçar të përmbytjeve

Falë ndërhyrjes përmes një sistemi drenazhimi të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe krijimit të një sistemi kullimi të sigurtë, duket se problemi i përmbytjes do të mënjanohet.

Zbatimi i projektit ka nisur në shtator të vitit 2022, ku faza e parë, ajo e ndërtimit të veprës inxhinierike, siç është sistemi i mbrojtës nga përmbytja ka ecur në mbi 90% të punimeve, duke qenë se për shkak të tipologjisë dhe llojit të ndërhyrjes kërkohet periudha e thatë stinore. 

Xhamia e Plumbit është ndërtim i vitit 1768 nga themeluesi i pashallëkut të Bushatllinjve, Mehmet Pasha, dhe një ndër objektet, më të veçanta të kultit islam në Shqipëri. Xhamia e Plumbit renditet ndër 50 objektet më të bukura të fesë myslimane në botë.