Ndërron jetë 44 vjeçari, familjarët: u dhunua në burgun e Reçit…

Share your love

Shtetasi Edmon Piraniqi, 44 vjeç është ndara nga jeta në spitalin e Shkodrës pas afro 10 ditësh qëndrimi në gjendje koma. Familjarët e 44 vjeçarit i cili ndodhej në burgun e Reçit pretendojnë se gardianët e kanë rrahur duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas më 29 qershor e kanë transportuar drejt spitalit të Shkodrës por ishte e pamundur për ta shpëtuar për shkak të dëmtimeve të rënda. Ndryshe nga familjarët, burgu i Reçit pretendon se 44 vjeçari Edmond Piraniqi është vetëvarur në qeli duke tentuar që t’i japë fund jetës dhe se në spitalin e Shkodrës është dërguar me shenja jete.

Babai i Edmond Piraniqit, Lulzim Pezaku denoncoi rastin pak ditë më parë në emisionin investigativ Fiks Fare duke pretenduar se djali i tij është dhunuar barbarisht dhe se shkoi në gjendje të rëndë shëndetësore në spital për shkak të rrahjes brutale që i kanë bërë gardianët në burgun e Reçit. Këto akuza janë mohuar nga burgu.

Pas kësaj ngjarje disa gardian dhe zyrtar të burgut të Reçit u pezulluan nga puna por më pas u rikthyen sërish në punë pasi për momentin nuk ka dyshime se mund të jenë ata shkaktarët e vdekjes së 44 vjeçarit. Prokuroria ka hapur një hetim për rastin dhe pritet edhe kçyrja e kamerave të sigurisë, marrrja në pyetje e familjarëve dhe gardianëve të burgut, bashkë me raportet mjeko-ligjore në mënyrë që organi i akuzës të vendos më pas nëse shtetasi Edmond Piraniqi është dhunuar fizikisht siç pretendon babai dhe vëllai i tij apo është vetëvarur siç ka raportuar zyrtarisht burgu i Reçit lidhur me këtë rast.

Share your love