![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.
“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.
Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231203_150207_0000-1024x256.png)
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2020/02/reklamaaa.png)
Filmografia
Redakto
* Kronikë provinciale (2009)
* Ne dhe Lenini (2008)
* Nata (1998)
* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
* Binarët (film) (1987)
* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
* Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
* Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake
* Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios
* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit
* Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa