Ndertuan pa leje, policia e Shkodrës procedon panalisht 4 përsona…

Shkodër/ Kanë ndërtuar pa leje, komplekse barakash, në lagjet “Salo Halili” dhe “10 Korriku”, ku janë strehuar kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom, procedohen penalisht 4 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që u kryen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonë urbane, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimeve Ekonomiko-Financiare e DVP Shkodër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të për shtetasit F. M., R. K., S. S. dhe A. A..

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas kanë ndërtuar pa leje, 4 komplekse barakash, në 2 lagje të qytetit, ku janë strehuar kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.