Ndryshime në drejtimin e UKSH, ikën Mark Molla, zevendesohet nga…

Share your love

Ndryshim në drejtimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër. Bëhet me dije se administratori Mark Molla, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye personale 5 ditë më parë.

Në vend të tij, është emësruar Besmir Lezha, i cili deri tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit rajonal të Drejtorisë së Sherbimeve të Transportit Rrugor, i emëruar rreth 1 vit më parë. Lezha është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme.

Besmir Lezha para emërimit të detyrat e rëndësishme, ka ardhur nga eksperiencë në sektorin privat. Nga prilli i vitit të kaluar, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër është në administrim të ministrisë së linjës, e cila zotëron 51% të aksioneve të SHA- së. Pjesa tjetër e aksioneve ndahet mes 5 bashkive të qarkut, ku Bashkia Shkodër ka 36% të aksioneve.

Share your love