Ndryshojnë procedurat për emërimin e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave të mesme, ulet vlerësimi i pikëve…

Ndryshon udhëzimi për përcaktimin e procedurave për emërimin apo shkarkimin e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shollave publike të arsimit parauniversitar.

Ndryshimet në udhëzimin “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për emërimin, uljen në detyrë, pezullimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit publik arsimor parauniversitar” të botuara në Fletoren Zyrtare uljen e pikëve të vlerësimet për përgjigjet e dhëna nga pyetjet e anëtarëve të komisionit vlerësues.

Në udhëzuesin 2 parashikohet se në fillim të intervistës së strukturuar të aplikuesit për pozicionin e punës drejtor apo nëndrejtor në shkollat e mesme, anëtarët e komisionit hartojnë një listë prej 5 pyetjesh që vlerësohet me nga 10 pikë secila.

Sipas ndryshimeve të udhëzimit tashmë pyetjet ndaj kandidatëve do të vlerësohen me nga 2 pikë secila. Po ashtu edhe nga secili anëtar i komisionit vlerësimi individual për përgjigjet e dhëna nga kandidatët do të bëhet me nga 0 deri në 2 pika nga 0 deri në 10 pikë që parashikohej vlerësimi i mëparshëm.

Udhëzimi i mëparshëm përcaktonte se pikët e mbledhura nga secili anëtar i komisionit të Vlerësimit i shtoheshin kandidatit për përgjigjet e dhëna në shtojcën 5. Në këtë shtojcë përfshihen të dhënat e kandidatit për autor tekstesh, shkrimesh, doktoratura e ndjekur, kumtesa të mbajtura, gjuha e mbrojtur e huaj, nota mesatare e studimeve të larta dhe vjetërsia në punë.

Sakaq me ndryshimet e miratuar parashikohet që pikat e mbledhura nga vlerësimet e secilit anëtar t’i shtohen kandidatit për shtojcën 6 q3ë përmban tabelën e vlerësimeve të kandidatëve për drejtor apo nëndrejtor të shkollave të mesme, duke nisur që nga nota mesatare e studimeve të larta që vlerësohet me 0 deri 5 pikë, shkallët e kualifikimit vlerësohet me 0,5 pikë deri 3 pikë, dëshmi e njohjes së gjuhëve të huaja që vlerësohet deri 4 pikë, certifikatat e trajnimeve deri 2 pikë, vjetërsisë në punë vlerësohet me 1 deri 5 pikë, arsimi shtesë deri në 2 pikë etj.

Për të plotësuar pikët e një kandidati komisioni bazohej te shtojca 4 (që përmban deklaratën për konfliktin e interesit të anëtarëve të komisionit) duke verifikuar vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar për të plotësuar shtojcën 5 (tabela me të dhënat e aplikantit).

Tashmë sipas ndryshimeve të udhëzimit për të plotësuar pikët e një kandidati komisioni do të bazohet te shtojca 5 (që përmban tabelën me të dhënat e aplikantit) duke verifikuar vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar për të plotësuar shtojcën 6 (tabela e vlerësimit për kandidatin për drejtor apo nëndrejtor në shkollën e mesme).

Sakaq në shkollat e mesme që kanë mbi 800 nxënës sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit të miratuar në korrik 2023 do të kenë 3 nëndrejtorë që do të japin vetë mësim, duke ulur kështu ngarkesën e mësueseve. Më herët, limiti ka qenë mbi 900 nxënës. Udhëzimi parashikonte se shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë./D.Azo/monitor/