Në gjendje të dehur shkaktoi aksident, policia e Shkodrës arreston 41 vjeçarin…

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte 41-vjeçari, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi K. L., duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.