Në “qiell të hapur” 6 familje dhe 80 tregtarë/ Tregtarët apel për ndihmë nga institucionet…

Share your love

Kjo është gjithçka e mbetur nga zjarri masiv i rënë pasditen e së premtes në tregun e rrobave të përdorura në Perash. Tregtarët me lot në sy kanë kërkuar ndihmën e institucioneve pasi për ta ishte i vetmi burim i të ardhurave. Amir Sykja është njëri prej banorëve të dëmtuar.

Krahas banesës e cila është shkrumbuar Amiri admninistronte edhe 12 njësi tregtare. I mbetur në qiell të hapur me 2 fëmijët bashkëshorten dhe vëllain e sëmurë Amiri kërkon ndihmë. Janë rreth 80 tregtarë dhe 6 familje të dëmtuara nga zjarri i rënë një natë më parë, të cilët kërkojnë ndihmën e institucioneve.

Share your love