“Nëse tregohet e vërteta, do shkrihej e gjithë Policia e Shtetit”/ Gazetari plas ‘bombën’: Shteti e di mirë se çfarë ka ndodhur Ervis Martinajn…

Fati i ‘mbretit’ të lojërave të fatit Ervis Martinajt vijon të mbetet në enigmë, pasi ka humbur kontaktet me familjen që prej 9 gushtit të vitit 2022.

Gazetari i kronikës Igli Çelmeta ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zhdukjen e Martinajt dhe se policia e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur me të.

Gjatë një iterviste ne Euronews Albania, Çelmeta tha se Policia e Shtetit e di mirë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj.

“Unë e them gjithmonë që shteti e di fatin e Ervis Martinaj, por nuk e tregon fatin e tij. Autoritetet shqiptare nuk e tregojnë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj ç’mund të them unë që jam gazetar?

Kur autoritetet heshtin dhe nuk e tregojnë çfarë mund të themi ne? Ne jemi media investigojmë dhe bëjmë që autoritet të bëjnë detyrën ashtu siç duhet. Ne i kritikojmë që të bëjnë detyrën e tyre sipas funksionit që kanë dhe jo të bashkëpunojnë me grupe kriminale. Policia dhe autoritetet që po punojnë e dinë të vërtetën e Ervis Martinaj por nuk e thonë”,-tha Çelmeta.

Gjithashtu gazetari bëri një deklaratë të fortë kur tha se nëse do të zbardhej fati i Martinajt, mund të shkrihet policia e shtetit.

“Nuk e thonë sepse siç po nxjerr aplikacioni SKY shumë drejtues të lartë policie dhe personazhe të Policisë së Shtetit kanë pasur komunikime me shtetasin Ervis Martinaj dhe nëse do zbardhej vërtetë Ervis Martinaj, nuk do të kishim një polici shteti, do shkrihej e gjithë policia e shtetit” tha ai.