Nga rikthimet tek rikonfirmimet dhe emrat e rinj ne garën për Rektor të Universitetit të Shkodrës…

Share your love

27 Maji, ka shënuar edhe etapën përfundimtare duke skalitur edhe emrat që do të garojnë për Rektor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në emrat tashmë të bërë publik nga Komisioni i Zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës janë përcaktuar edhe emrat në garë :

Prof.Dr. Rajmonda Këçira
Prof.Dr.Nertila Ljarja
Prof.Dr.Tonin Gjuraj

Edhe pse për Prof.Dr. Tonin Gjuraj, nuk flitej, mund të konsiderohet si një rikthim në Universitetin e Shkodrës. Ai ka qënë vite më parë pedagog në qendrën akadamike të veriut ndërkohë që prej vitesh mban postin e Rektorit të Universitetit Europian të Tiranës.

Prof.Dr. Rajmonda Këçira është rektorja në detyrë e Universitetit të Shkodrës pas shkarkimit të Suzana Golemit, ndërkohë që zonja Kçira kërkon një mandat të plotë në krye të qendrës akademike të veriut të vendit.

Prof.Dr.Nertila Ljarja, kërkon të sfidojë rikthimet por edhe të tashmen e Universitetit të Shkodrës duke hyrë në këtë garë, e cila që në nisje flet për një përballje të fortë mes dy zonjave dhe një zotërie të auditoreve të Universitetit të Shkodrës, fati i të cilit do të vendoset në Qershor në zgjedhjet që do të mbahen ku kolegët e tyre dhe studentët do të zgjedhin atë që mendojnë se është i duhuri për këtë qendër akademike.

Eetimes, i uron të tre kandidatëve suksese në këtë rrugëtim, ku një do të jetë fitues!

Share your love