Nikolin Ferketa zgjidhet në krye të Sindikatës për institucionet kulturore të Shkodrës…

Nikolin Ferketa është zgjedhur ditën e sotme Kryetar i Sindikatës për institucionet kulturore të Shkodrës. 

Ai vjen nga një përvojë 8 vjeçare si Aktor profesionist i teatrit Migjeni dhe me një karrierë të suksesshme në fushën e teatrit. 

Lindi në Shkoder. Mbaroi arsimin e mesëm për “Ekonomi Biznes” bë Shkoder. 

Më pas vazhdon studimet e larta në “Universitetin e Arteve” në Tiranë. 

Pjesëmarrës në role të ndryshme si në trupën e dramës ashtu edhe në estradë. 

Karriera e tij artistike daton që në vogli me trupat amatore. Aktualisht aktor profesionist në teatrin “Migjeni”.