Nis faza e dytë e punimeve për riparimin e urës së Bahçallëkut…

Share your love

Kanë rinisur që mbrëmjen e të hënes punimet për riparimin e Urës së Bahçallekut. Pas venies së shtresës së asfaltit, proces i kryer dy ditë pas fillimit të punimeve në datën 11. 07.2023, në zbatim të rregullave të procedurës teknike,(nivelimit të asfaltit në regjim pune) punimet u ndërprenë për disa ditë, për të rinisur me vendosjen e fugave metalike.

Ky proces që pritet të përfundojnë brenda dy javësh, do të kryehen gjatë orëve të natës dhe nga njëri kah i urës me qëllim mos bllokim të qarkullimit. 

Punimet janë inspektuar mbrëmë nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Share your love