Nis puna për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër, zona do të rrethohet nga një mur 7 metër i lartë…

Kanë nisur punimet  për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër, prej disa ditësh makineritë janë vendosur brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit.

Banorët ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, edhe pse janë interesuar, sërish nuk marrin asnjë përgjigje nga drejtuesit e punimeve.

Ndërkohë, sipas burimeve të ushtrisë, nuk janë të qarta direktivat në lidhje me godinat ekzistuese nëse mund të ndërhyet në to , apo do të lihen të paprekura.

Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhiit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.

Pas zbarkimit në Shëngjin, do të vijohet në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër. I gjithë perimetri do të rrethohet nga një mur i lartë 7 metër që do të shërbejë për të rritur sigurinë, pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatrave Gjadër dhe Kakarriq.