Një i arrestuar dhe disa të proceduar penalisht nga policia e Shkodrës 24 orët e fundit…

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin R. J., 65 vjeç, banues në Tuz, Mali i Zi, pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një motomjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. I., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, ka prishur qetësinë publike në zonë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 23 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi shtetasi D. Ll., 32 vjeç, banues në Laç, ka bërë kallëzim se 23-vjeçari i ka shitur atij, një automjet, i cili nga verifikimi në DRSHTRR Shkodër, rezulton i bllokuar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 56 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.