Një person nga dritarja qëllon në drejtim të ‘Shqiponjave’ dhe FNSH! Vijojnë të shtënat me armë! Panik te qytetarët, largohen me vrap

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Report Tv mëson se është qëlluar në drejtim të Forcave Shqiponja dhe të Ndërhyrjes së Shpejt.

Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik te qytetarët që kanë nisur të largohen me vrap nga vendi i ngjarjes. Një përson qëllon në ajër nga dritarja në drejtim të policisë dhe në ajër.

Nuk dihen ende motivet, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.