Njeriu i arsimit, sportit dhe muzikës, Tef Prela nuk ishte vetëm një mësues i përkushtuar,  por edhe një arbitër autoritar…

Share your love

Shkodra ka lindur e rritur personalitete e figura të spikatura, mes të cilëve edhe Tef Prela. Ai do të shquhej për vite me radhë si një nga arbitrat autoritarë të fushës së blertë. Që nga viti 1969 e deri në 1991, Tefa do të gjykonte rreth 400 ndeshje në të gjitha kategoritë dhe moshat.

Veçse një arbitër, Tef Prela ishte edhe një arsimtar i përkushtuar i gjimnazit “Jordan Misja”.

Tef Prela ka ndërtuar një jetë të sukseshme në SHBA ku jeton prej vitesh. Për të gjithë veprimtarinë e tij, ai është nderuar me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” në vitin 2014 nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Tef Prela është dekoruar në vitin 1993 me çmimin “Naim Frashëri” i klasit të dytë nga Presidenti i Republikës.

Share your love