Njihuni me formacionet zyrtare të takimit Vllaznia-Erzeni…

Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Erzenin në sfidën e fundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kuqeblutë do të kërkojnë që të përmbysin shifrat e takimit të parë, që u mbyll me fitoren 2-1 të shijakasve.

Nga ana tjetër, këta të fundit duan të bëjnë surprizën e radhës dhe të shkojnë në gjysmëfinalen e Kupës, duke e parë si shpëtimin e vetëm të sezonit.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Malaj, Balaj, Gruda.

Trajner: Qatip Osmani

ERZENI: Hasanbelli, Dakaj, Kacbufi, Atanda, Alba, Migone, Kadriu, Kahrimanoviç, Maliqi, Asani, Mihana.

Trajner: Alfred Deliallisi