“Njoftimet“ shëmtojnë Shkodrën/ Në shumë zona të qytetit është prezent ky fenomen…

Share your love

Pemët, shtyllat apo fasadat e ndryshme, prej kohësh përdoren për të vendosur njoftime të ndryshme në qytet.Lajmërimet dhe njoftimet e ndryshme i gjejmë nëpër pemë, ose shtylla qofshin ato te reja apo të vjetra.Përveçse ndriçimit dhe pamjen që servirin këta dy objekte për qytetin, së fundmi janë kthyer në “stenda“ për njoftime nga me të ndryshmet. Duke filluar që me njoftime evenimentesh, koncertesh, shitje dhe dhënie me qera banesash, reklama të ndryshme e deri tek njoftimet e vdekjeve.

E gjitha kjo ka sjellë një pamje aspak të këndshme pasi vendosja e tyre vend e pavend jo vetëm është kthyer në një imazh jo të mirë për qytetin , por edhe po dëmton pemët dekorative pasi për ngjitjen e posterave përdoren që nga ngjitëset e deri tek thumba e gozhdë.Lidhur me këtë problem qytetetarët jashtë kameras shprehen të shqetësuar dhe kërkojne nga organet kompente të merren masat e duhura, dhe ajo çfarë është me e domosdoshme të instalohen stendat e duhura në shumë vende për vendosjen e njoftimeve.

Edhe pse ligji parashikon shumë saktë ndalimin e vendosjes së reklamave, posterave, afisheve,njoftimeve etj, në shtyllat e ndriçimit publik, në muret e pallateve dhe ndërtesave, në pemët e fidanët dekorativë dhe në elementet e tjerë të infrastrukturës publike në qytet, përsëri organet kompetente nuk po marrin asnjë masë të duhur ligjore që porositësit dhe ata që bëjnë vendosjen e tyre të dënohen.

Share your love