Nuk ka fitues në “Elbasan Arena”, Dinamo e Vllaznia ndajnë nga një pikë…

Në një atmosferë të vakët në shkallët e “Elbasan Arenës”, u zhvillua një 45-minutësh i parë me ritëm të ulët dhe pa gola, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 51-të me Bekim Balajn që ekzekutoi saktë një penallti dhe u dha avantazhin shkodranëve.

Dinamo reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 84-t me anë të Patrik Bardhit, ndërsa në të 89-ën Zabergja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kryeqytetasit me një lojtar më pak.

Shkodranët patën rastin më të mirë për të shënuar golin e fitores me Çobën, që një metër larg portës, bëri më të vështirën, duke gjuajtur jashtë.