Nuk ka më vende në varreza/ Banorët e Shirokës: Bashkia të nisë procedurat për të gjetur tokë…

Share your love

Të mos prehesh i qetë në banesën e fundit, është një nga problemet që po ndodh së fundmi në varrezat myslimane të Shirokës. Në këto varreza nuk ka më vende për të vdekurit e kësaj zone. Në mungesë të sipërfaqes së tokës, zgjidhje e vetme ka mbetur ajo e hapjes së varreve të vjetra.

Një mundësi tjetër sipas banorëve është dërgimi i të ndjerëve në varrezat e “Stom Golemit” në Shkodër, apo në zonën e Anës së Malit. Ata pranojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta, për gjetjen e një hapësire të lirë.Duke u gjendur rrëzë malit e bën të vështirë edhe hapjen e tyre, pasi në brendësi toka nxjerrë masivë gurësh dhe shkëmbinj. Në shumë raste punëtorët janë detyruar që ti hapin varrezat me dinamit për të thyer gurët pasi toka është tepër e fortë.

Përveç vuajtjes që kalojnë njerëzit kur i vdes një i afërm, tashmë banorët e Shirokës duhet të vuajnë edhe faktin se nuk kanë ku ta varrosin njeriun e tyre. Familjeve që u ndodh fatkeqësi përveç hidhërimit të humbjes të të dashurve, u shtohet edhe stresi i gjetjes së një vendi për banesën e fundit.

Share your love