Nuk paraqitet në seancë/ Gjykata e Posaçme e njofton me shkrim, Berisha refuzon…

Share your love

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur në seancën gjyqësore ndaj tij. Gjykata e Posaçme bën me dije se ka njoftuar me shkrim ish-kryeministrin, mbi masën e sigurisë, ai ka kthyer përgjigje “refuzuar”.

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, thuhet në njoftim.

Ish-kryeministri, Sali Berisha është nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ai ka refuzuar të paraqitet në seancat gjyqësore, ndërsa e konsideron hetimin si sulm politik.

Share your love