OKB: 1 në 4 persona vuajnë nga uria në Gaza…

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria për që nga shpërthimi i luftës më shumë se 10 javë më parë. Në këtë përfundim ka arritur një raport i OKB-së në të cilën theksohet se  luftimet  përfshirë bombardimet dhe operacionet tokësore kanë shkaktuar “nivele katastrofike” të pasigurisë të ushqimore.

1 në 4 persona përballen me urinë e skajshme dhe situata do të vijojë të jetë e tillë nëse nëse nuk  ofrohet akses tek ushqimi i nevojshëm, uji i pijshëm, shërbimet shëndetësore dhe sanitare.

Ndërkohë, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield ka deklaruar se Uashingtoni është i gatshëm të mbështesë draftin e fundit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën në Gaza.

Projekt-rezoluta që është ndryshuar në disa drejtime kyçe për të siguruar kompromis, kërkon nga të gjitha palët që të lejojnë dhe lehtësojnë përdorimin e të gjitha rrugëve për në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë kalimet kufitare për ndihmën humanitare.

Ecejaket diplomatike në Kombet e Bashkuara në Manhattan, që bënë që votimi të shtyhet disa herë këtë javë, vjen ndërsa kushtet në Gazë janë përkeqësuar dhe numri i viktimave është rritur.

Në dy ditët e fundit rreth 400 njerëz janë vrarë brenda Rripit të Gazës. Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, ministria e Shëndetësisë thotë se më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë.