Operacion kundra lojrave të fatit, 4 të arrestuar në Shkodër…

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 2 fazave të megaoperacionit kundër lojërave të fatit, ka goditur 8 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 shtetas, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit F. B., 35 vjeç, D. B., 37 vjeç, J. K. 26 vjeç dhe J. H., 22 vjeç.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: L. B., 65 vjeç, A. U., 26 vjeç, B. B., 33 vjeç dhe K.B., 65 vjeç.

Janë sekuestruar 2 celularë, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, doza cannabisi dhe 1 armë e ftohtë (thikë).